Kacifas refuzoi m’u dorëzue, filmimet e RENEA’s në dorë te Prokurorisë (video)

Prokuroria e Krimeve të Randa ka nis me shqyrtue filmimet e RENEA’s gjatë akcionit në Bularat ku mbeti i vramë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas.

Burime të Ora News shprehen se në pamje tregohet qartë momenti kur të riut i asht ba thirrje me u dorëzue, por ai nuk i asht përgjigj thirrjeve të njimbasnjishme.

Madje mësohet se negociatorët i janë afrue Kacifas tue i kërkue me u dorëzue, por shqiptaro-greku jo vetëm ka refezue por edhe ka rrezikue jetën e efektivëve të RENEA’s tue qëllue mbi ta me kallashnikov.

Gjatë ditës së Ejte konsulli grek, Vasili Tolios ka zhvillue nji takim me drejtuesen e Krimeve të Randa dhe me Prokurorin e çashtjes në lidhje me mbarëvajtjen e hetimit.

Bisedimet kanë zgjat rreth 20 minuta, por pa dhanë detaje mbi temën.

Ndërkohë simbas mediave greke, në shtetin fqinj ka nis hetime paralele për vdekjen e 35 vjeçarit, madje thuhet se gjatë ditës janë marrë në pyetje prindët dhe e motra e viktimës.

https://www.youtube.com/watch?v=grbD8h-F17Q&feature=player_embedded

 

Shperndaje në: