Kjo asht ambasadorja e re amerikane në OKB?

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ofrue zadhanëses së Departamenit të Shtetit, Heather Nauert, rolin e ambasadores së re amerikane në OKB.

Nuk asht ende e qartë nëse ajo ka pranue ofertën për me zavendësue Nikki Haley e cila asht amabasadore në largim.

Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Haley ka mbajt pozitë të randësishme në kabinetin e Trump’it dhe asht pa si diplomate e cila ka shue dyshimet rreth mungesës së kredencialeve në çashtjet e politikës së jashtme, transmeton Klan Kosova.

Puna e saj diplomatike, të paktën publikisht, ka dërgue qasjen e Trump’it për politika të jashtme në takimet e Këshillit të Sigurimit.

Shperndaje në: