Tetë kongresmenë i kërkojnë Sekretarit te Shtetit mbështetje për Serbinë (dokument)

Tetë kongresmenë amerikanë kanë kërkue nga Sekretari i Shtetit i SHBA’ve Mike Pompeo me mbështetë vazhdimisht përpjekjet e Serbisë për gjetjen e nji zgjidhje paqësore, të qëndrueshme dhe të negociueme të marrëdhanieve me Prishtinën.

Në nji letër drejtue Pompeot, kongresmenët thanë se nji arritje e tillë diplomatike jo vetëm që kishte me mundësue paqen në Ballkan, por kishte me konfirmue edhe njiherë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA’ve në sigurinë transatlantike, përcjellë lajmi.net

Lexoni lajmin e plotë:

“Nisma e Serbisë për të gjetur pajtim me Kosovën jo vetëm që sugjeron që zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje është e hapur, ajo tashmë ofron një mundësi unike për të pastruar rrugën për integrimin e gjithë Ballkanit në shoqërinë perëndimore”, thanë kongresmenët në letër për Pompeon.

“Serbia dhe SHBA-të ndajn vizion strategjik të një Europe gjithëpërfshirëse dhe të lirë në të cilën mbizotëron paqja”, tha kongresisti.

“Prandaj SHBA-të dhe partnerët perëndimorë duhet të inkurajojnë dhe të ndihmojnë kompromisin midis Beogradit dhe Prishtinës, gjë që do të rrisë stabilitetin rajonal dhe zvogëlon mundësinë e manipulimeve të dëmshme nga efektet e jashtme malinje”, thuhet në letër.

Kongresmenët mirëpresin deklaratën e fundit nga Këshiltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, John Bolton, i cili u shpreh se mbështetë çfarëdo marrëveshje që arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit në favor të paqës dhe stabilitetit.

Letra u nënshkrua më 31 tetor nga kongresmeni Texas Ted Po, Emanuel Kliver, Ohaja Stajvers, Stiv Sabot, Skoci

Kongresmenët amerikanë pohojnë gjithashtu se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të sigurojnë se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë të suksesshme dhe shtojnë se është e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në mënyrë proaktive me kompromise në të dyja anët, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse brenda procesit të Brukselit.

Letra u nënshkrua më 31 tetor nga Ted Po, Mizuri Emanuel Kliver, Ohaja Stiv Stajvers, Stiv Sabot, Scot Peri, Brajan Flitzpatrick, Dejna Rorabahet dhe Dzo Vilson.

Sipas Tanjug, edhe 13 anëtarë tjerë të Kongresit, përfshirë Emanuel Kliver, Scott Perry dhe Braian Flitzpatrick i dërguan një letër sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tilerson, në fillim të tetorit 2017, duke theksuar nevojën që SHBA-të të ofrojnë shërbime politike mbështetëse per Serbinë. 

Shperndaje në: