Princi ju tha amerikanëve: ‘Khashoggi asht nji islamik i rrezikshëm’

Princi i Kunorës Saudite, Mohammed bin Salman i ka thanë Amerikës se e konsideron shkrimtarin e vramë Jamal Khashoggi si nji islamik të rrezikshëm.

Simbas BBC, bin Salman thuhet se e tha këtë gja në nji telefonatë me Shtëpinë e Bardhë mbasi Khashoggi u zhduk, por para se Arabia Saudite të pranonte vrasjen e tij.

Khashoggi, nji shtetas saudit që punonte për shtypin amerikan, ishte nji kritik i njoftun i sundimtarëve të vendit të tij.

Trupi i tij ende nuk asht gjet, por Turqia, SHBA dhe Arabia Saudite kanë pranue të gjithë se ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 Tetor.

Arabia Saudite mohon se familja e saj mbretnore asht përfshi dhe thotë se asht “e vendosur të zbulojë të vërtetën”.

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se duhen disa javë, derisa Shtetet e Bashkueme të dalin me nji qëndrim përfundimtar në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 Tetor të këtij viti.

Në nji intervistë të dhane për mediat amerikane, Pompeo tha se Shtetet e Bashkueme të Amerikës po grumbullojnë prova, për me pasë nji pasqyrë të qartë të ngjarjes dhe për me hartue nji plan masash ndëshkuese.

Shperndaje në: