Çka i ka shkrue zoja Merkel Isa Mustafës lidhun me kufijt?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërgue letër kryetarit të LDK, Isa Mustafa, në të cilën ka shfaqë brengën për debatin rreth ndryshimit të kufijve.

Kështu ban të ditun Lidhja Demokratike e Kosovës në nji njoftim për media.

Simbas LDK, në letër Merkel e falenderon kryetarin e LDK, për shkresën e 28 Shtatorit, me të cilën e kishte njoftue lidhun me qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK.

“Kancelarja Merkel thekson se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, porosit Kancelarja Merkel”.

Sa i përket çashtjes së liberalizimit të vizave të adresueme nga shkresa e kryetarit të LDK ajo shkruen: ”Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”.

Bahet e ditun se Mustafa e kishte njoftue kancelaren gjermane si dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të gjitha vendeve të BE lidhun me qëndrimet e LDK për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shperndaje në: