Haliti, apel deputetëve: Duroni nja dy orë pa pi kafe dhe…

Vazhdimi i seancës plenare e parapame me u mbajt për orën 10:00 ka fillue me vonesë, mbasi në sallë ende nuk ishte ba kuorumi.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pasë kërkesë për deputetët që mos të pijnë kafe dhe t’i fikin telefonat, shkaku i votimeve.

“Nëse kemi kuorum me qenë se kemi votim ju kisha lut ti fikni telefonat dhe duroni nja 2 orë pa pi kafe të paktën. Sepse kemi votimet dhe është mirë që mos ta pengojmë punën”, tha Haliti.

Shperndaje në: