Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës (foto)

Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe kanë hy sot në territorin e Kosovës.

Banorët e rajonit të Podujevës kanë thanë për Indeksonline se sot disa pjesëtarë të xhandarmerisë serbe kanë hy në pjesën e Kosovës për të patrullue.

Simbas tyne, ata madje kanë ecë edhe në pronën e tyne private në katundin Dumnicë të Podujevës, vend ky në zonën kufitare, mandej janë tërheqë sërish në territorin e Serbisë.

“Kishim frikë nga shfaqja e tyre. U habitëm kur i pamë në arat tona”, kanë thanë ata.

Shperndaje në: