Konjufca paditë Zekën për shpifje, kërkon 50 mijë euro

Shefi i Grupit Paralamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka paditë Milaim Zekën për shpifje dhe fyemje.

Simbas padisë që ka sigurue Gazeta Insajderi, Zeka në nji emision ka thanë se Konjucfa ka qenë i përfshimë në skandalin seksual në zyret e Vetëvendosjes dhe se për këtë ka video incizime.

“Mue nuk më fyen një njeri për të cilin sipas njerëzve ka dëshmi videoincizime për ato treshet e famshme në zyret e Vetëvendosjes që kanë bo abuzime seksuale”, ka thanë Zeka në emision.

Për këtë deklaratë, Zeka aht paditë nga Konjufca. Padia asht dorëzue sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pretendimet e të paditurit përmes kësaj interviste i përmbushin të gjitha elementet e veprës së shpifjes dhe fyerjes ndaj të paditurit, bazuar në faktin se deklarata nuk është e vërtetë dhe është tejet nëncmuese duke përfshirë edhe dëmtimin e rëndë të reputacionit të z.Glauk Konjufca. Përveç kësaj i padituri ka qenë në dijeni se deklarata e tillë është e pavërtetë dhe e pasaktë, por e ka bërë atë me qëllim të dëmtimit dhe zhvlerësimit të reputacionit si dhe cenimit të imazhit publik të paditësit”, thuhet në padi.

Konjufca ka kërkue 50 mijë euro për kompensim të damit jomaterial për shpifje.

Shperndaje në: