Vrasja e Khashoggi’t, këshilltari i Erdogan: Trupin e gazetarit e tretën me acid!

Nji zyrtar i naltë turk i cili asht edhe këshilltari presidencial Erdogan, Yasin Aktay, beson se trupi i Jamal Khashoggi u tret me acid mbasi u copëtue.

“Ky është i vetmi përfundim logjik”, shtoi këshilltari presidencial, Yasin Aktay.

“Ata që vranë gazetarin saudit në Stamboll shkatërruan trupin e tij që të mos linin asnjë gjurmë prapa.”

Asnji provë mjeko-ligjore nuk asht sigurue për me provue se trupi i Jamal asht tret.

“Arsyeja pse kanë coptuar trupin e Khashoggi ishte që të shpërndanin eshtrat e tij më lehtë,” tha Aktay për gazetën Hurriyet Daily.

“Dhe ne shohim se jo vetëm e coëtuan trupin, por edhe e tretën.”

Pretendimet erdhën mbasi e fejuemja e Khashoggi, Hatice Cengiz, u bani thirrje udhëheqësve botnorë me “sjellë autorët para drejtësisë“, në nji editorial për pesë gazeta, tue përfshi Guardian dhe Washington Post.

Ndërkohë, raporti citon Princin e Kunorës Saudite, Mohammed bin Salman, tue i thanë SHBA’ve që ai e konsideron Khashoggi me qenë nji islamik i rrezikshëm.

Thirrja telefonike e raportueme në Shtëpinë e Bardhë erdhi para se Arabia Saudite me pranue se Khashoggi ishte vra.

Arabia Saudite ka mohue se komentet janë ba ose se familja e saj mbretnore ishte përfshi në vrasjen dhe tha se asht “e vendosun me zbulue krejt faktet”.

Prokurori i Stambollit konfirmoi të Mërkurën se shkrimtari ishte mbyt.

Shperndaje në: