Frutat e vjeshtës që duhet me i hangër, zbuloni efektet pozitive te tyne

Vjeshta asht nji nga stinët me ma shumë bollëk, mbasi në këtë kohë vjelen pjesa ma e madhe e frutave.

Konsumi i frutave asht mirë me u ba në çastin e duhun, mbrenda nji kohe të shkurtë që nga çasti i vjeljes për mos me ju pakësue vitaminat dhe përbamjet që ju sjellin oreks.

Hurma- Një nga frutat më të mira të vjeshtës është hurma me prejardhje nga Kina dhe Japonia. Hurmat janë fruta që përmbajnë energji, janë të përshtatshme për fëmijët, të moshuarit dhe personat që ushtrojnë sport. Konsumi i hurmës nuk është i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo obeziteti, por rekomandohet në rast të humbjes së oreksit, stresit fizik, lodhjes.

Molla- Disa studime kanë treguar se molla ka aftësi të pakësojë rrezikun ndaj disa kancereve, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe astmës. Mollët permbajne rreth 85% ujë, 10% sheqer (më shumë se gjysma fruktoze) dhe fibra (si pektina, e cila ndihmon në pakësimin e kolesterolit), si dhe shumë vitamina. Eshtë mirë që molla të zgjidhet e pjekur mirë.

Rrushi- Rrushi konsiderohet si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka. Rrushi( i kuq, i bardhë, i zi) të mbron nga sëmundjet e zemrës. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti,kanceri si dhe sëmundje të tjera, kështu do të shprehej mjeku nga Neë Yorku, dr.A Liebstein. Rrushi përmban 80% ujë dhe është shumë i pasur në sheqerna. Duhet të ruhet në frigorifer dhe të lahet me kujdes para ngrënies.

Dardha– Ka kalori të larta për çdo 100 gramë që konsumoni, por gjithashtu ndihmon për të rënë nga pesha. Sipas studiuesve lëkura e dardhës ndihmon procesin e tretjes së dhjamit. Në këtë mënyrë mund të hani dardhë sa herë që mendoni se duhet të mbani dietë.

Shega– Ka përmbajtje të lartë të kripërave minerale, magnezit dhe antioksidantëve. Të gjitha këto ndihmojnë për të rënë nga pesha. Gjithashtu, shega përmban edhe vitaminën C, një vitamin e domosdoshme për trupin tonë.

Shperndaje në: