
Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, asht shpreh se Dominica, shteti ishullor i Karaibeve asht vendi i 8’të që e ka tërheq njohjen për shtetin e Kosovës.
“Dominica, kombi ishullor në Detin e Karaibeve, është vendi i 8-të që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, tha për Tanjug Dacic, përcjell lajmi.net
Simbas Tanjugut, njohjen e Pamvarësisë së Kosovës e kanë tërheq edhe tetë vende të tjera nga Surinami, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea-Bissau, Burundi, Papa Guinea e Re dhe Lesoto.
Mirëpo, lajmet për tërheqjen e njohjeve nga disa prej vendeve të cekuna ma naltë kanë rezultue si të rreme.
Ky shtet ishull i Karaibeve, Pamvarësinë e Kosovës e kishte njoft në vitin 2012, në kohën kur Ministër i Jashtëm ishte Enver Hoxhaj, tash Zv.kryeministër në Qeverinë ‘Haradinaj’.