Haradinaj: Nëse opozita i ka votat le ta rrxojë Qeverinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thanë se nuk ka asnji arsye me dhanë dorëheqje dhe që vendi me shkue në zgjedhje.

“Nëse opozita i bën votat le të na rrëzojë”, tha Haradinaj tue e ftue edhe nji herë opozitën me qenë pjesë e konsensusit të dialogut me Serbinë dhe  mos me veprue simbas logjikës së inateve.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Kryeministri, tha se pret lajm pozitiv në fund të vitit, në të kundërtën Haradinaj tha se BE del se na ka rrejt.

Në nji intervistë për RTK’n, Haradinaj u përgjigj me tone të ashpra ndaj Bankës Botnore për çashtjen e ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re.

Shperndaje në: