Meta për Saimir Tahirin: Delikuent qe mbyti Europën me drogë

Presidenti i Shqipnisë Ilir Meta përballë gazetarit Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net ka dhanë nji deklaratë te fortë për Saimir Tahirin.

I pyetun nga gazetari në lidhje me deklaratat e Saimir Tahirit dhe nji koment për të, Presidenti Meta tha:

“Nuk mund ti shmangem të gjithë pyetjeve tuaja. Por ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”.

Meta asht shpreh se nuk kishte me ba kurrë Ministër të Mbrendshëm nji person të tillë.

“Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.

Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm.

Kjo nuk është fare e vërtetë e dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar”, u shpreh Presidenti Ilir Meta në SYRI.net.

Shperndaje në: