Krisma armësh ndaj ‘Tarkanit’, policia jep detajet e fundit

Policia e Kosovës ka konfirmue se mbramë rreth orës 20:00 janë ndigjue krisma armësh në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria”.

Zadhanësi i PK, Bajram Krasniqi, ka konfirmue rastin për “Indeksonline”. Ai ka thanë se aktualisht autoritetet e sigurisë janë tue e hetuaerastin.

“…Po ka pasur të shtëna me armë zjarri rreth orës 20:00. Për momentin policia është duke e hetuar rastin dhe më vonë na dërgojnë me shkrim për detajet tjera. Deri në këtë kohë, nuk është identifku asnjë i dyshuar dhe po ashtu nuk ka persona të lënduar”, ka thanë Krasniqi për Indeksonline.

Ndryshe, cak i këtij sulmi ishte zyrtari policor, Avni Berisha, i njoftun në publik si ‘Tarkani’. Gjendja shëndetësore e këtij të fundit mësohet të jetë e mirë.

Shperndaje në: