Limaj: Nuk kemi problem me Presidentin Thaçi, por me….

Fatmir Limaj

Zavendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thanë se dialogu me Serbinë asht në fazën ma të randësishme, dhe se tash duhet kuptue qartë nëse marrëveshja finale do obligojë njohjen reciproke mes të dyja vendeve.

Në Blic Intervistën, Limaj ka thanë se nëse ekipi negociator do bahet pjesë e dialogut, ata nuk do hyjnë në dialog pa ju thanë publikisht se finalja e dialogut ka me qenë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Por, i pyetun nëse në fazën momentale, problem për Kosovën asht Serbia apo Thaçi, i cili ka hapë si temë ndryshimin e kufijve, Limaj ka thanë se problemi asht me Serbinë dhe jo me kryetarin e vendit.

Limaj ka thanë se me Thaçin kanë probleme vetëm të mbrendshme, lidhun me deklaratat e tij, por se problemi i vërtet asht Serbia.

Për besë unë nuk mendoj qe kemi problem me Serbinë, s’besoj që duhemi me pas problem me presidentin, ne kemi telashe me këto deklarata e tij këtu, që kanë ndjellë në konfuzion e paqartësi por nuk e kemi problemin me presidentin, problemin e kemi me Serbinë. Na kemi me bisedu me Serbinë, dialogu bahet Kosovë Serbi, dhe kemi besim në të drejtën tonë, pse duhemi me u marrë gjithmonë me individë, unë skam telashe me presidentin, unë i besoj vetës sime, dhe ai duhet të jetë i përgjegjshëm me obligimet e veta”, ka thanë Limaj.

Shperndaje në: