Vrasja e gazetarit arab, Erdogan fajëson direkt shtetin saudit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, për herë të parë ka akuzue direkt qeverinë saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Na e dijmë se urdhni për të vra Khashoggi erdhi nga nivelet ma të nalta të qeverisë saudite,” shkroi ai në nji artikull në Washington Post.

Por, tue theksue lidhjet “miqësore” të Turqisë me Arabinë Saudite, ai shtoi se nuk besonte se ishte i përfshimë mbreti Salman.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll me 2 Tetor.

Hetuesit turq besojnë se gazetari, i cili jetonte në mërgim, u mbyt gjatë vizitës së tij në Turqi për të mbledhë dokumente për martesën e tij të ardhshme me nji qytetare turke.

Trupi i tij nuk asht gjetë dhe nji ndihmës i Presidentit Erdogan, Yasin Aktay, ka thanë se ai beson se asht shpërba në acid mbas premjes.

Shperndaje në: