A lind gay apo bahesh gjatë jetës?! Befason andrologu i njoftun!

Andrologu i njoftun në Shqipni, Evin Dani, deklaron se janë ba disa studime që në fillim të shekullit 20 me i zbulue shkaqet e orientimit seksual të njerëzve.

Simbas tij, edhe mbas shumë vjetësh, ende nuk asht provue nji lidhje e qartë nëse njerëzit lindin gay ose lesbike apo bahen gjatë jetës.

“Studimet e andrologëve ka qenë shumë të gjera për të përcaktuar me saktasësi nëse është patologji e lindur apo e fituar. Kanë qenë pro dhe kundër. U matën njëherë për sistemin androkin, hormohet. U matën u bënë studime në vitet 40-45, ku i kuronin dhe me testosteron. Pas shumë studimesh, nuk kanë sjellë asnjë lloj rezultati nëse këta janë të lindur. U bënë studime në drejtim të trurit, jo me skaner, duke matur kromozohet. Nuk patën sukses. Nuk mund të themi që ka lindje, por nuk mund të themi që është i fituar”, deklaroi andrologu Evin Dani.

Shperndaje në: