“Independent”: Vendlindja e Rita Orës, qe çka duheni me vizitue në Prishtinë (foto)

E mirënjoftuna britanike “Independent” ia ka kushtue nji tekst qytetit të Prishtinës, ku sugjeron vende të ndryshme për m’u vizitue në kryeqytetin e Kosovës. Mes tjerash, aty përmenden objekte të ndryshme kulturore dhe vende për t’u argëtue dhe për ta kalue kohën.

Ju mund të mos e besonit sikur t’i shihnit pamjet e Kosovës në vitin 1999, por në ditët e sotme kryeqyteti i saj, Prishtina, njihet për kafet e mira dhe mikpritjen e ngrohtë. Në vendlindjen e Rita Orës ende janë të dukshme ndikimet e periudhës otomane. Asht nji nga vendet e pakta ku mund të udhëtoni për vetëm tri orë nga Londra dhe do të ndiheni sikur keni shkue në nji vend shumë të largët. Nuk asht për t’u habitë që “Lonely Planet” e ka vendosë Kosovën në top 10 vendet europiane që duhet vizitue në vitin 2018.

Si nji qytet plotësisht i qasshëm për t’u shëtitë në kambë, Prishtina asht vend i përshtatshëm për udhëtim të ngadalshëm dhe të shtendosun, tue pi kafen e mrekullueshme “makiato” ose verat dhe birrat vendore, me ç’rast do të keni kohë të mjaftueshme për të pa gjana të bukura në qytet. Në mëngjes mundesh me pa familje tue shëtitë nëpër sheshin ma të famshëm, “Nënë Tereza”. Në mbramje mund t’i ndigjoni thirrjet për lutje që vijnë nga “Xhamia e Madhe” e shekullit XV.

Nji vend që duheni me vizitue asht “Muzeu Etnologjik”, i ndërtuem me shtëpi të shekullit XVIII dhe XIX, të vendosuna në nji kopsht me formë të rrallë, ku mund të gjeni edhe udhëzime për të vizitue vende tjera. Hymja në këtë muze asht falas.

Pak kilometra larg Prishtinës, gjendet kopshti i arijve, nji vendbanim i duhun natyror, i cili asht strehim për 19 arij të pshtuem nga mbajtja e paligjshme e tyne në restorane të ndryshme të Kosovës. Nji ecje me familje apo me miq përreth parkut do t’ju japë pamje të arijve tue pushue apo tue luejt.

Në Prishtinë ka vende të mrekullueshme ku mund t’i shijoni ushqimet tradicionale, por edhe specialitete të ndryshme nga kuzhinat e hueja.

Ndoshta godina ma interesante që do ta shihni në Prishtinë asht ajo e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Stili i kësaj ndërtese asht nji përziemje e stilit bizantin dhe islam.

Përshëndetjet e shqiptarëve të Kosovës janë të gjata dhe të hollësishme. Mos u befasoni nëse ju pyesin për shnetën, familjen dhe sidomos nëse jeni lodhë apo jo, sepse kjo nuk ashtkritikë për pamjen tuej, por thjesht përgjigjuni me “jo”.

Shperndaje në: