Sot votohet për Këshillin Nacional në Luginën e Preshevës

Sot në Luginën e Preshevës mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, i cili merret ekskluzivisht me çashtjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit e të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Njohës të së drejtës kushtetuese në Kosovë thonë se të drejtat e shqiptarëve atje janë përkeqësue dhe se ata që marrin mandatin për udhëheqjen e këshillit duhet me qenë unik dhe me i përparue të drejtat e tyne nacionale.

Janë gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme të cilët pretendojnë me udhëheqë me Këshillin Nacional Shqiptar  në Serbi.

Këshilli asht nji institucion i themeluem në vitin 2010 për me mbrojt dhe avancue të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.

Por praktikat tregojnë se Serbia asnjiherë nuk ka avancue të drejtat dhe liritë, elementare të qytetarëve atje.

Kuvendi i përgjithshëm i këshillit Kombëtar Shqiptar, në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare, përbahet prej 15 anëtarëve.

Shperndaje në: