Dacic s’ndalet me propagandë, MPJ e demanton tash për Grenadën

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reague mbas deklaratave të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Dacic, i cili po pretendon se edhe Grenada e ka tërheq njohjen e Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thanë për lajmi.net se këto lajme janë të pavërteta dhe se Kosova ka marrëdhanie diplomatike me shtetin e Grenadës.

“Ne kemi marrëdhënie diplomatike me Grenadën dhe një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Deklarata të tilla nuk mund ta dëmtojnë Kosovën dhe asnjëherë asnjë proces nuk mund ta dëmtojnë”, ka thanë Zyberaj.

Kujtojmë se kjo nuk asht hera e parë që deklarata të tilla vijnë nga Beogradi.

Gjithnji simbas Dacic, tërheqjen e njohjes së Kosovës ma herët e kanë ba edhe tetë shtete tjera.

Mirëpo, nji gja e tillë nuk asht konfirmue asnjiherë nga diplomatë të po atyne vendeve.

Nga MPJ, këto deklarata janë cilësue vazhdimisht si propagandë e Beogradit.

Shperndaje në: