Rikthehen kolonat në Merdare, pritje deri në 2 orë

Janë rikthye kolonat e gjata në pikën kufitare të Merdares.

Simbas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet aty shkojnë deri në dy orë.

Pritje të tilla po shkaktohet gjatë daljes nga Kosova, teksa qytetarëve nuk po ju duhet me pritë ma shumë se 10 minuta për me hy mbrenda territorit të shtetit.

Aty janë krijue kolona deri në 1000 metra.

Ndërkaq, simbas të dhanave që ofron Ministria e Punëve të Mbrendshme, gjendja nëpër pikat tjera kufitare asht ma e mirë.

Maksimumi i pritjes nëpër të njajtat nuk shkon ma shumë se pesë minuta.

 

Shperndaje në: