Rama i kërkoi takim Metës, kjo tash po ndodhë

Pak orë mbasi Presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi për Ministër të Mbrendshëm Sandër Lleshin, Kryeministri Edi Rama i kërkon nji takim kreut te shtetit.

Nderkohë po ndodh në Presidencë nji takim mes Ramës dhe Metës.

Takimi dypalësh vjen nji ditë mbas vendimit të kreut të Shtetit për mos me dekretue propozimin e Ramës, Sandër Lleshi si zavendësues te Fatmir Xhafajt.

Kryeministri Edi Rama nji ditë ma parë ka kërkue nga deputetët e tij mos me komentue asnji vendim të Presidentit.

“Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e Kryeministrit drejtue deputetëve.

Shperndaje në: