Sulmohet nji femën në Gjakovë nga 3 persona

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë asht raportue për nji rast të lëndimit të randë trupor.

Policia e Kosovës ka ba të ditun se ka arrestue tre të dyshuem të gjinisë mashkullore, mbasi që të njajtit dyshohet se kishin sulmue nji femën në vendin e punës tue i shkaktue lëndime trupore.

Nga të dyshuemit janë konfiskue dy thika dhe nji shufër metali të cilat dyshohet se janë përdor në rast.

Mbas intervistimit, dy të dyshuem me vendim të prokurorit janë dërgue në mbajtje, ndërkaq nji person tjetër asht lirue.

Ende nuk dihen motivet e sulmit.

Shperndaje në: