Nxirren në shitje, mesazhet private te 81 mijë llogarive te Facebook

Hakerët thuhet se kanë komprometue dhe publikue mesazhet private prej të paktën 81,000 llogarive të Facebook.

Ata pretendojnë se kanë të dhanat e 120 milionë llogarive të cilat kanë në plan me i shitë.

Facebook tha se siguria e tyne nuk asht komprometue dhe të dhanat munden me qenë marrë përmes hakimeve të personave në fjalë.

Hakerët kërkojnë 10 cent për llogari.

Raportohet se hakimi mundet me qenë realizue muejin Shtator kur nji përdorues i nji forumi në internet shprehej: “Shesim informacionet personale të 120 milion llogarive të Facebook.”

Firma e sigurisë kibernetike Digital Shadow ekzaminoi pretendimin e hakerëve dhe konfirmoi se 81,000 profilet e publikueme si provë në të vërtetë përmbanin informacione private.

Të dhanat e 176,000 llogarive të tjera u banë publike dhe përmbanin adresa e-mail’i dhe numra telefoni.

Por kush e ka fajin?

Nji prej websajteve ku janë publikue të dhanat u shfaqë në Shën Petersburg.

Adresa e websajtit asht etiketue nga shërbimi i gjurmimit të krimit kibernetik i cili thotë se asht përdor për me përhap nji Trojan LokiBot.

Por Facebook beson se kemi të bajmë me nji shtojcë te përdorun në Chrome, Opera dhe Firefox e cila ka monitorue aktivitetin e përdoruesve, raporton PCWorld Albanian.

Shperndaje në: