Ragmi Mustafa zgjedhet kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë

Ragmi Mustafa asht zgjedh kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka mposht të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e sotme.

Simbas rezultateve preliminare, të cilat ka arritë me i sigurue Zeri.info, Mustafa ka fitue 4 mijë e 719 vota, i dyti asht kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3 mijë e 741 vota, Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2 mijë e 323 vota, Partia Demokratike Shqiptare asht radhit e katërta në zgjedhje me 1 mijë e 700 vota të fitueme, LRPDSH 1 mijë e 200 vota, etj.

Shperndaje në: