Nis gjyqi ma i shtrejt në histori: 50 milionë $ proces për “El Chapo”

Në New York nis këtë të të Hane gjyqi ndaj “El Chapo”, meksikanit Joaquin Guzman, i akuzuem si kreja e artelit ma të madh në botë të drogës, ku mbrenda nji çerek shekulli futi në Shtetet e Bashkueme ma shumë se 155 ton kokainë.

Gjykimi i tij ka me u ba në nji gjykatë federale në Brooklyn, ka me marrë katër muej e ka me kushtue miliona dollarë.

Guzman u ekstradue 2017, mbasi ai dy herë iku nga burgu në Meksikë.

Prokurorët amerikanë thojnë se nga viti 1989 e deri 2014, karteli i “El Chapo” trafikoi landë narkotike me vlerë 14 miliardë dollarë.

Shperndaje në: