A ka diskutime për nji koalicion PDK-PSD në Prishtinë? Flet Ahmeti

Lideri i Partisë Socialdemokrate dhe njiherit Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti asht deklarue në lidhje me raportimet për nji koalicion të mundshëm PSD-PDK në komunën e Prishtinës.

Ai nëpërmjet nji postimi në ‘Twitter’, i ka quejt thashetheme të gjitha lajmet që e lidhin PSD me nji koalicion të mundshëm.

Ahmeti, gjithashtu asht shpreh se asht interesante me u kuptue se kush mshifet mbas gjithë këtyne thashethemeve.

Postimi i plotë i tij:

“Sot lexova në “lajme” që qenkemi para koalicionit me PDK në Prishtinë. Nuk ka asgje të vërtetë dhe nuk kemi qenë dhe nuk jemi në kurfarë diskutimesh për këtë gjë. Është interesant të kuptohet se kush po i nis këto thashetheme.”

Shperndaje në: