Djemtë e Khashoggit duen trupin e babës, me varrosë me dinjitet

Djemtë e gazetarit të vramë Jamal Khashoggi kanë kërkue me u dorëzue trupi i babes se tyne për me varros në mënyrë dinjitoze.

Salah dhe Abdullah Khashoggi dhanë intervistën e parë mbas vrasjes së babes se tyne për CNN  dhe thanë javët kishin qënë të pikëllueme.

“Pa na u dhënë kufoma e babait tonë, familja jonë nuk mund të mbajë zi dhe ta mbyllë këtë çështje”, theksuen dy vllaznit, njofton Anadolu Agency.

“Nuk mund të organizojmë varrim dinjitoz derisa të na e dorëzojnë trupin e babait tonë. E gjitha që duam tani është ta varrosim në varrezat Al-Baqi në Medinë me pjesën tjetër të familjes”, tha Salah.

“Shumë njerëz e kanë etiketuar sepse kjo është më e lehtë se sa të bëjnë punën e tyre. Jamal kurrë nuk ka qenë disident. Ai besonte se monarkia po e mbante vendin e tij të bashkuar. Ai gjithashtu besonte në reformat që po kalonte vendi”, thanë djemtë e Khashoggit.

“Ne e dimë atë që dini ju, gjithçka është një mister, kjo është një barrë e madhe për ne, sepse të gjithë mendojnë se ne i dimë më shumë, kurse në fakt nuk dimë”, tha Salah.

Shperndaje në: