Prokurori i Speciales flet për vizitën e tij produktive në Kosovë

Prokurori i ri i Gjykatës Speciale, Jack Smith, qëndroi gjatë javës së kalueme për nji vizitë në Kosovë ku u takue me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Kjo vizitë, nga shumëkush u cilësue si shejë se aktakuzat e para nga kjo Gjykatë pritet me u ngrit së shpejti.

E lidhun me këtë vizitë, ka fol për herë të parë vetë Jack Smith.

Ai ka thanë se qëndrimi i tij në Kosovë ishte mjaft produktiv.

“Zyra e Prokurorit Special është e fokusuar në vazhdimin dhe implementimin e mandatit të saj”, i ka thanë Europës së Lirë Jack Smith.

Zyra e Prokurorit Special në Kosovë asht ngrit me qëllimin e hetimit të krimeve të luftës të kryeme nga shqiptarët gjatë konfliktit të fundit në Kosovë.

Ky institucion asht aktiv që nga viti i kaluem, mirëpo deri tash nuk asht ngrit aktakuzë.

Ndërkaq, ma herët ishte ba e ditun se ka fillue intervistimi i dëshmitarëve, proces për të cilin avokatët e akredituem nuk ishin në dijeni.

Shperndaje në: