Kurz takon sot liderët e Kosovës

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz qëndron sot në Kosovë, në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

Kancelari Kurz ka me u takue me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Tema e diskutimit me Qeverinë janë çashtjet e aktualitetit politik dhe të sigurisë në Kosovë e rajon si dhe tema të natyrës bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Kancelari austriak Sebastian Kurz dje qëndroi në Beograd dhe në nji konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin serb Aleksandar Vucic shprehu besimin se asht e mundun t’arrihet nji zgjidhje për çashtjen e Kosovës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kurz ka theksue se qëndrimi i qeverisë austriake asht se ajo duhet me u përkrah nga çdo marrëveshje e cila çon në nji zgjidhje afatgjatë.

Simbas mediave austriake Kancelari gjithashtu dëshiron me ju ba nji vizitë ushtarëve austriakë të trupave të KFOR’it në Kosovë.

Shperndaje në: