Ky asht moti i cili ju pret sot

Gjatë javës së dytë të Nandorit vazhdon mot stabil, kryesisht me diell dhe vranësina.

Gjatë javës në vijim situata sinoptike mbetet e pandryshueme, ku fusha anticiklonike vazhdojnë me u shtrie mbi vendin tonë, derisa në Mesdheun perëndimor mbetet nji vorbull ciklonike, me masa ma të freskëta ajrore që po sjell reshje të mëdha përgjatë Italisë.

Këto masa të freskëta ajrore gradualisht kanë me u shtrie mbi rajonin tonë tue zbrit lehtë temperaturat pak mbi vlera mesatare.

Ditën e Ejte me afrimin e nji fronti të ftoftë mbi Shqipni, ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu mbi vendin tonë.

Lexoni lajmin e plotë:

Nën këto kushte atmosferike, sipas parashikimeve, mbi gjithë rajonin, pritet të ketë degradim të kualitetit të ajrit, me ç’rast edhe indeksi i kualitetit të ajrit (AQI) në kohë të caktuara mund të rritet mbi 100.

6.11-7.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

8.11 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

9.11 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten kthjellime.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 17C deri në 20C, e deri të premten do të zbresin në 15C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale.

Shperndaje në: