Mbas 12 muejsh, Meta dekreton Helidon Bendon në krye te SHISH

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretue mbas nji viti, Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetnor, Helidon Bendon.

Emri i Bendos i ishte propozue Metës në Tetor të vitit 2017 nga Kryeministri Edi Rama, por Meta nuk e kishte dekretue atë.

Megjithatë, Bendo e ka drejtue institucuonin nga posti i Zavendësdrejtorit të SHISH’it, menjiherë mbas largimit të Visho Lika Ajazit.

Helidon Bendo ishte emnue në detyrën e Zv.drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 9530, datë 22.04.2016 dhe aty ka vazhdue edhe gjatë 12 muejve të fundit, në pritje të dekretimit nga Meta.

Helidon Bendo përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtrue detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajt detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Bendo asht i lindun më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës.

Ai asht i martuem dhe ka dy fëmi.

Asht diplomue në vitin 1993 për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka nji master në studime për sigurinë, si edhe nji trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.

Gjithashtu, Bendo ka kry edhe nji sërë trajnimesh mbi çashtje të sigurisë mbrenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.

Bendos i pëlqen me lexue, peshkue, udhëtue dhe me kalue kohë me familjen e tij.

Shperndaje në: