Shkoi për pushime, humb jetën nji kosovar në Antalya

Gjevdet Brahaj kishte shkue për pushime në qarkun Alanya të Antalya në Turqi.

Nji turist kosovar i cili kishte shkue për pushime në qarkun Alanya të Antalya në Turqi, ka humb jetën në det.

Siç mësohet, kosovari Gjevdet Brahaj, 53 vjet i asht bashkue nji turneu me jaht në det.

Pak kohë ma vonë, asht vërejt se Brahaj kishte mbet i  palëvizshëm në det të hapun.

Turisti kosovar ndrroi jetë teksa po transportohej për në urgjencë, raporton AA.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalya asht ba autopsia e Brahajt, ndërkaq trupi i pajetë i 53-vjeçarit ka me u sjellë në Kosovë.

Shperndaje në: