Kurz tregon a e përkrah Austria korrigjimin e kufijve

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po qëndron sot në Prishtinë ku asht takue me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Mbas takimit, në nji konferencë për media Kurz foli për tri çashtjet kryesore aktuale në vend, liberalizmin e vizave, formimin e ushtrisë, si dhe idenë e korrigjimit të kufijve në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë.

Për liberalizimin e vizave, Kurz tha se egziston nji skepticizëm në Këshillin e Europës dhe këtu simbas tij duhet të jemi të kujdesshëm.

Siç tha ai, ky proces lidhet ngusht me sundimin e ligjit në vend.

“Këtu ka pasë vendim pozitiv nga Komisioni dhe Parlamenti Europian. Në Këshillin e Europrës ka shtete të cilat jannë shumë skeptike prandaj këtu duhet të jemi ma të kujdesshëm. Kemi pritje të mëdhaja nga presidentët, dhe lutja jonë asht për dy popujt që të kenë përkrahje për përpjekjet e dy presidentëve”, tha Kurz.

Për ushtrinë, Kurz tha se Kosova duhet të jetë e kujdesshme dhe të jetë në dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, sepse simbas tij rajonit i duhen masa, të cilat sigurojnë stabilitet, dhe jo tensione të reja.

Kurz foli edhe për idenë e shpalosun së fundmi për korrigjimin e kufinit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën tha se Qeveria e Austrisë pajtohet me çfarëdo marrëveshje që arrijnë palët.

“Kam nji qëndrim të qartë, Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Prishtinë dhe Beogradit. Nëse ata ja dalin që të arrijnë nji marrëveshje, askush nuk do të del kundër kësaj, dhe mendoj që kjo asht në kuadër të Bashkimit Europian. Pra, edhe nëse asht korrigjimi i kufijve, kjo besoj që do të përkrahet”, përfundoi ai

Shperndaje në: