Kurz s’ka lajme fort të mira për liberalizimin

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po qëndron sot në Prishtinë ku asht takue me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Për liberalizimin e vizave, Kurz tha se egziston nji skepticizëm në Këshillin e Europës dhe këtu simbas tij duhet të jemi të kujdesshëm.

Siç tha ai, ky proces lidhet ngusht me sundimin e ligjit në vend.

“Këtu ka pasë vendim pozitiv nga Komisioni dhe Parlamenti Europian. Në Këshillin e Europrës ka shtete të cilat janë shumë skeptike prandaj këtu duhet të jemi ma të kujdesshëm. Kemi pritje të mëdhaja nga presidentët, dhe lutja jonë asht për dy popujt që të kenë përkrahje për përpjekjet e dy presidentëve”, tha Kurz.

Shperndaje në: