Haradinaj në takim me Kurz, qe për çka bisedojnë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, bani thirrje edhe njiherë që qytetarët e vendit ta përkrahin dialogun me Serbinë.

Këto komente ai i bani mbas takimit me shefin e egzekutivit, Ramush Haradinaj.

“Asht mirë të jesh në Kosovë, due me falënderue për miqësinë mes dy vendeve dhe asht mbështetje e madhe për të dy vendet. Jam i lumtun që jemi ndër investitorët ma të mëdhej në Kosovë”.

“Po mbështesim Ballkanin Perendimor, kisha me dashtë që qytetarët e Kosovës ta mbështesin dialogun Prishtinë-Beograd, sepse suksesi vjen nga ky dialog që sjell perspektive të re dhe paqe e stabilitet në rajon”.

Ndërsa, Haradinaj tha se asht nder për Kosovën që të kenë miq si Austria.

“Biseduem për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Austri dhe perspektivën regjionale të Kosovës dhe rajonit”.

Shperndaje në: