Ky asht numri i personave të vdekun për nji vit nga smundjet ngjitëse në Kosovë

ASK ka publikue statistikat e Shëndetësisë për vitin që lamë mbas.

Në bazë të të njajtave, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuemve në shëndetësi në sektorin publik në vitin 2017 ishte 14 mijë e 61 persona, prej tyne 3 mijë e 628 ishin mjekë specialistë, 8 mijë e 989 infermierë dhe 1 mijë e 444 staf jo-mjekësor.

Gjatë vitit 2017, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 496 mijë e 394 ditë shërimi, me 79 mijë e 134 pacient të shtrimë, ku 23 mijë e 520 prej tyne janë operue.

Gjithashtu, janë realizue rreth 397 mijë e 546 vizita diagnostike për pacient si dhe 427 mijë e 897 vizita ambulantore.

Edhe ne Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës asht realizue nji numër i madh i shërbimeve, gjithsej 348 mijë e 83 të tilla.

Numri i rasteve të trajtuara me smundje malinje dhe beninje gjatë vitit 2017 ishte 4 mijë e 729 ndërsa numri i rasteve të reja të identifikueme 2 mijë e 902.

Numri i të prekunve me smundje ngjitëse ishte 164 mijë e 583 persona.

Nga ky numër i përgjithshëm, jetë ndrruen 68 persona.

Numri i të prekunve me TBC gjatë vitit 2017 ishte 722 persona.

ASK po ashtu ka ba të ditun se numri i institucioneve private shëndetësore të licensueme ka arritë në 1 mijë e 333.

Shperndaje në: