BE reagon ashpër mbas taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Zadhanësja e Bashkimit Europian (BE) Maja Kocijancic ka kërkue sqarime të menjihershme nga Qeveria e Kosovës  në lidhje me vendimin e papritun të së Martës, ku të gjitha produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosna kanë me pague 10 për qind ma shumë taksë të importit.

Ajo këto vlerësime i ka drejtue përmes nji komunikate për media.

Këto masa janë një shkelje e qartë e obligimeve që bien pë Kosovën nga marrëveshja e CEFTA-s. BE pret që Kosova, e cila aktualisht mban kryesimin e CEFTA-s, të përmbushë plotësisht detyrimet e CEFTA-s dhe të revokojë masën”, ka theksue Kocijancic.

Simbas saj, vendimi i Qeverisë së Kosovës minon bashkëpunimin rajonal dhe nuk asht në frymën e marrëveshjes së MSA’s.

Shperndaje në: