Praktikoni edhe ju, këto ushtrime munden m’u ba edhe në zyre (foto)

Keni ndigjue për smundjet profesionale?

Epo, duhet me lexue ma shumë me qëllim që mos te smureni gjatë punës tuej.

Por ka edhe disa profilaksi të thjeshta që munden me ju ndihmue edhe gjatë punës.

Mjaftojnë vetëm disa lëvizje të ‘sakta’ për me lehtësue muskujt e lënduem dhe për me parandalue dhimbjen e shpinës, e cila mundet me u ba në zyrë pa tërheq vëmendjen.

Tetë orë të përkulun në tavolinë para kompjuterit, ndoshta nën presion dhe stres, tue mbajt mausin midis gishtave në njanën anë dhe telefonin në anën tjetër.

Nuk asht çudi që në fund të ditës me gjetë veten me shpatulla të lëndueme dhe të mpitë.

Për me kufizue damtimin, përveç lejimit të disa pushimeve kohë mbas kohe, mundeni me ba disa ushtrime stretching, të thjeshta dhe të përshtatshme me mjedisin e punës.

Të thjeshta dhe pa shumë mundim, shihni ma poshtë disa ushtrime që mundeni me i ba në vendin tuaj të punës…:

Kur të jeni në zyrë mos humbisni mundësinë për me lëvizë: ecni (ose vraponi) përgjatë korridoreve.

Lexoni këshillat ma poshtë:

Për qafën: përkulni kokën përpara dhe pastaj në krah.

Për shpinën: tërhiquni lartë si një fije e varur në tavan.

Për posturën: rrotulloni bustin në anë me bërryla të hapura dhe pa lëvizur ijet.

Për të shtrirë shpinën: përkuluni përpara derisa të prekni këmbët tuaja me duart tuaja.

Për duart: manipuloni një top gome.

Për këmbët: mblidhni një gjunjë në gjoks, duke i alternuar.

Për fundshpinën: përdorni një fitball në vend të një karrigeje, do të stërviteni pa e kuptuar.

Shperndaje në: