102 persona të vdekun nga aksidentet këtë vit

Aksidenti

I madh ka qenë numri i aksidenteve në trafik përgjatë dy viteve të fundit.

Kësisoj edhe shumë persona humbën jetën.

Por nëse krahasohen periudhat kohore Kallnor-Tetor 2017 dhe Kallnor-Tetor 2018, mund të shihet se këtë vit numri i aksidenteve në përgjithësi ka qenë ma i ulët.

Numri total i aksidenteve në këtë periudhë gjatë vitit 2017 ishte 14 mijë e 789 kurse në vitin 2018, 13 mijë e 195, raporton Indeksonline.

Ndërsa asht i përafërt numri i personave që humbën jetën nga aksidentet përgjatë periudhës së njajtë 2017-2018.

Derisa në vitin 2017 humbën jetën 103 persona në të njajtën periudhë kohore, Kallnor-Tetor 2018 humbën jetën 102 të tjerë.

Policia e Kosovës verën e këtij vitit kishte formue Task Force për parandalimin e aksidenteve mbasi që Korriku dhe Gushti ishin përplot me aksidente fatale.

Policia vazhdimisht ka porosit të gjithë qytetarët, qofshin ata vozitës apo kambësorë me ba kujdes të shtuem përderisa gjenden në trafik.

Shperndaje në: