Vazhdon moti me diell, këto janë temperaturat

Edhe sot ka me mbajtë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

Gjatë javës në vijim situata sinoptike mbetet e pandryshueme, ku fusha anticiklonike vazhdojnë me u shtrie mbi vendin tonë, derisa në Mesdheun perëndimor mbetet nji vorbull ciklonike, me masa ma të freskëta ajrore që po sjellin reshje të mëdha përgjatë Italisë.

Këto masa të freskëta ajrore gradualisht kanë me u shtri mbi rajonin tonë tue zbrit lehtë temperaturat pak mbi vlera mesatare.

Ditën e Ejte me afrimin e nji fronti të ftoftë mbi Shqipni, ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu edhe mbi vendin tonë.

“Nën këto kushte atmosferike, sipas parashikimeve, mbi gjithë rajonin, pritet të ketë degradim të kualitetit të ajrit, me ç’rast edhe indeksi i kualitetit të ajrit (AQI) në kohë të caktuara mund të rritet mbi 100.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 5 gradë Celsius, e maksimalet nga 17 deri në 20 gradë Celsius, e deri të premten do të zbresin në 15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale.”

Shperndaje në: