Puna jashtë orarit, qe çka i shkakton trupit tuej

Arsyeja përse jeni të lodhun e të stresuem mundet me u lidh me faktin se punoni jashtë orarit.

Nji studim i ri nga Universiteti i Australisë Jugore ka zbulue diçka mbase jo shumë surprizuese për nji pjesë të madhe të njerëzve.

Me punue jashtë orarit, me ju përgjigjë postës elektronike apo mesazheve nga kolegët mundet me ndikue në gjumin gjatë natës, mundësinë për me u relaksue dhe nivelin e energjisë për ditën tjetër.

Studimi vjen mbas anketimit të 230 punëtorëve gjatë dy viteve.

Përgjigjet e tyne treguen se kryemja e aktiviteteve të lidhuna me punën jashtë orarit sjell stres, gjumë të keq dhe probleme emocionale.

Ndërkohë, zgjidhja ma e mirë për nji gjumë të rehatshëm asht gatimi, kalimi i kohës me familjen dhe kryemja e disa punëve shtëpiake.

Shperndaje në: