Asht policja ma seksi gjermane, por keni m’u befasue pse po e len punën! (foto +18)

Adrienne Koleszar, e cila njihet si nji ndër policet ma të bukura dhe seksi të Gjermanisë, ka vendos me braktisë përkohësisht profesionin në ndjekje të pasionit të saj të vërtetë.

34-vjeçarja e cila punonte si police në Dresden, tashma asht kthy në nji fenomen të rrjeteve sociale, mbasi me fotot e saj ka mbledh ma shumë se 549 mijë ndjekës në Instagram.

“Do ta lë punën për 6 muaj dhe do të shëtis botën”,– tha Koleszar për gazetën gjermane Bild.

Por policia ma seksi në Gjermani nuk ka vendos me heqë dorë përfundimisht nga profesioni i saj.

“Më 1 Janar do të jem në komisariat”,- tha ajo.

Me shëtitë botën kushton. Por Koleszar spjegoi në detaje edhe burimet financiare më të cilat ka me realizue këtë, mbasi rroga e saj prej 2400 eurosh në muej asht e pamjaftueshme.

“Mbledh para që prej vitit 2016. Çdo udhëtim e rezervoj më herët dhe paguaj vetë për të”.

Ajo thotë se ka nënshkrue marrëveshje me shumë brende ndërkombëtare, mes të cilave edhe me Puma, të cilat financojnë udhëtimet e saj.

Shperndaje në: