Dacic’in s’e ndalë as taksa doganore, vazhdon me propagandën e tij kundër njohjeve!

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic ka deklarue se pret që sot nji tjetër shtet me tërheqë njohjen e Kosovës.

Por, ai nuk e ka ba të ditun emnin e shtetit për të cilin bahet fjalë, tue paralajmërue se ai ka m’u zbulue mbrenda 2-3 orësh.

“Sot pres që një shtet ta tërheq njohjen e shtetësisë së Kosovës. Do të jetë shteti i dhjetë që e tërheq njohjen”, deklaroi Dacic për mediat serbe, përcjell lajmi.net.

Dacic sot ka me u paraqitë në nji konferencë për media ku edhe mundet me zbulue emnin e shtetit që simbas tij ka me tërheqë njohjen e Kosovës.

Shperndaje në: