‘The Economist’, kështu e pasqyron rrugën e Kosovës drejt Pamvarësisë (video)

Kosova përshkruhet nga ‘The Economist’ si vend i paqes por i varfën.

‘The Economist’ ka publikue nji video me kohëzgjatje prej 7 minutash tue pasqyrue rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë.

Në të paraqiten edhe kundërshtimet e Shteteve të Bashkueme të Amerikës ndaj Serbisë për Kosovën të shfaquna përmes deklaratave të ish- presidentit amerikan, Bill Clinton dhe atij serb, Slobodan Miloshevic, përcjell lajmi.net

Dëbimet, vuejtjet, vrasjet dhe dhunimet e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Miloshevic’it janë simbolizue me vrasjen e 45 civilëve në masakrën e Reçakut, e cila shihet si pikë kthese në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Ajo po ashtu ka publikue statistikën prej 33 për qind e te papunëve në vend.

Video përmban edhe pamje të luftës në Kosovë tue përfundue me randësinë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Shperndaje në: