Tronditëse: Rusia parandaloi sulme terroriste me drona gjatë Botnorit!

Përfaqësues të naltë të forcave të sigurisë në Rusi kanë konfirmue sot se ata kanë parandalue sulme terroriste me dronë gjatë Botnorit 2018 që u zhvillue në këtë vend gjatë verës.

Drejtori për Shërbimet e Sigurisë Federale në Rusi, Aleksander Bortnikov, e konfirmoi këtë në nji takim me agjencitë e sigurisë në vend gjatë ditës së sotme.

Ai bani të ditun se agjentët e FSB kishin zbulue 7 grupe që planifikonin sulme ndaj fansave të huej që kishin udhëtue drejt Rusisë me e ndjekë aktivitetin.

Ai pohoi gjithashtu se këto sulme ishin ndalë falë edhe bashkëpunimit me agjenturat e hueja.

“Nji shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar asht edhe zhvillimi i Kupës së Botës në Rusi gjatë këtij viti. Falë përpjekjeve të përbashkëta u ba i mundun parandalimi i sulmeve terroriste”, deklaroi ai në këtë mbledhje.

Shperndaje në: