Kambëngul Haradinaj, paralajmëron masa edhe ma te ashpra kundër Serbisë

ramush haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fol rreth marrjes së vendimit për me i vendos nji taksë shtesë prej 10% produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosna.

Haradinaj ka thanë së kjo vjen mbas kërcënimeve të Serbisë ndaj familjeve të pjesëtarëve të FSK’s nga komuniteti serb.

“Serbia po kërcënon familjet e FSK’së, pjesëtarët e familjeve serbe, kjo nuk kalon pa ndëshku nga Kosova, njëkohësisht edhe Bosnja e ka shfrytëzu disa veprime armiqësore ndaj Kosovës, ne jemi përgjigjur me këto veprime”, tha Haradinaj.

Haradinaj, ka thanë së ky vendim vjen mbasi BE nuk po merr asnji vendim ndaj sulmeve që po u bahen pjesëtarëve të FSK’s.

“Nëse BE nuk i ndal këto sulme ndaj këtyre sulmeve ndaj familjeve të pjesëtarëve të FSK’së, është e pafuqishme për të reaguar ndaj Serbisë, andaj ne kemi mekanizmat tona si shtet dhe kemi vepruar në këtë mënyrë”, tha Haradinaj për Klan Kosova.

Haradinaj e ka quejt këtë vendim shumë serioz dhe se nuk ka me u kthy mbrapa mbasi asht nji vendim shumë serioz nga Qeveria.

Kjo masë Haradinaj thotë se ka me u heqë nga Qeveria e Kosovës vetëm nëse ndalen sulmet e Beogradit karshi Prishtinës, nëse kjo nuk ndalet ai paralajmëron me masa të tjera.

Shperndaje në: