Haradinaj thotë se nji regjiment i ushtrisë vendoset kah veriu i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fol për formimin e Ushtrisë së Kosovës, tue thanë se mbrenda këtij mueji edhe ka me u ba formimi i saj.

Ai ka tregue edhe disa detaje se si ka me u duk Ushtria e Kosovës.

“Ushtria e Kosovës do të duket si ushtri. Ajo do të jetë e tillë si çdo ushtri e botës. Ushtria jonë do t’i këtë tri regjimente; do të thotë janë tri regjimente tokësore, dmth ushtri këmbësore. Njëra do të vendoset në Gjilan, njëra në pjesën jugore dhe njëra do të vendoset kah veriu. I veriut është i treti në radhë. Ushtria jonë do të ketë komandën e gardës. Disa do të jenë aktiv e disa rezervë”, ka tegue Haradinaj në Klan Kosova.

Ai ka thanë se Ushtria e Kosovës nuk ka me pasë asnji mungesë.

“Ne nuk do të kemi nëndetëse apo diçka të tillë, sepse s’kemi deti. Mirëpo, gjerat e tjera që i përkasin një ushtrie do t’i ketë”, ka thanë Haradinaj.

Shperndaje në: