Kur ‘shokon’ Trump, e sulmon gazetarin e CNN para kamerave (video)

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe gazetari Jim Acosta nga CNN patën nji shkëmbim të tensionueme fjalësh gjatë konferencës për shtyp.

Acosta, nji objektiv i shpeshtë i sulmeve të Trump’it në media, shtroi pyetjen nëse Trump mendon se i demonizoi emigrantët kur ai e quejti karvanin si ‘pushtim’.

Kur nji punëtore e Shtëpisë së Bardhë u përpoq me ju dhanë fund pyetjeve të Acostës, Trump e quejti atë nji person të tmerrshëm, pastaj thirri nji gazetar të NBC News tue i thanë se lajmet ishin të rreme.

Shperndaje në: