Shpendi ja ban ‘bllok’ VV’s në Prishtinë, shkarkon dy drejtora të saj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkue nga pozita e drejtorit të shëndetësisë Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit, të dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë për Klan Kosoven e ka konfirmue vetë kreu i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

“Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu”, tha Ahmeti.

Ndërsa Yll Rugova, Drejtor i Kulturës nuk asht shkarku por ai përmes nji statusi në Facebook tha se ka me bisedue me partinë për me marrë nji qëndrim nëse ka me vazhdue me qenë ende Drejtor në komunë të udhëhequn nga Ahmeti.

Rugova shtoi se ka pak gjasa me vazhdue ma tutje punën në komunë.

Shperndaje në: